RTSH 24 Live

Rajoni

Vulin: Serbia do të shpallë neutralitet politik, nëse Kosova hyn në Këshillin e Evropës

12/05/2022

Vulin: Serbia do të shpallë neutralitet politik, nëse Kosova hyn në Këshillin e Evropës

Nëse Kosova arrin që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, Serbia duhet të shpallë neutralitet politik, tha të enjten ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, duke komentuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë. Vulin tha se vota e anëtarëve të Bashkimit Evropian (BE) për kërkesën e Kosovës do të tregojë se çfarë mendojnë ata në realitet për Serbinë.

“Neve nuk na duhet që të presim edhe njëzetë vjet të tjera për të kuptuar nëse Bashkimi Evropian e do Serbinë në kuadër të saj, do të mjaftojë të votojnë ose të mos votojnë kundër pranimit të territorit [Kosovës] në një organizatë që është e përbërë nga shtete”, tha Vulin në një deklaratë.

Më 12 maj, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka konfirmuar Sharr Jakupi, shefi i kabinetit të ministres së Jashtëm të Kosovës, Donika Gërvalla.

/rtsh.al/