RTSH 24 Live

Kronika

Verilindja e Shqipërisë mbërthehet nga acari dhe mjegulla

15/01/2022

Verilindja e Shqipërisë mbërthehet nga acari dhe mjegulla

Verilindja e Shqipërisë është mbërthyer nga acari dhe mjegulla. Temperaturat kanë zbritur në minus 7 gradë. Prania e ngricave dhe akullit krijon probleme në akset rrugore. Kompanitë sipërmarrëse po i trajtojnë me kripë për të shmangur shtresat e akullit. Mjegulla vështirëson qarkullimin e mjeteve për shkak të pamjes së kufizuar nga Morini deri në Fushë Dukagjin. 
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar dhe kufizim të shpejtësisë gjatë lëvizjes në kushtet e pamjes sëkufizuar. Aktualisht të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme. Probleme ka patur edhe me energjinë elektrike. Në disa fshatra të njësive administrative Malzi, Arren, Grykecaje, Lekbibaj e Margegaj ka patur ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike. Grupet operacionale të OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.