RTSH 24 Live

Libra

Valentina Leskaj promovon librin “Politika si ide”

17/06/2021

Valentina Leskaj promovon librin “Politika si ide”

“Politika si ide”, libri i ish-politikanes Valentina Leskaj, u promovua mes miqsh dhe kolegësh të saj. Ky libër është fryti i ideve të autores, për çështjet që përballet shoqëria shqiptare, të cilat kanë qenë pjesë e angazhimit qytetar, profesional dhe politik të autores, por të gjitha këto ide nuk vijnë në formën e kujtimeve dhe nuk ka të bëjë me jetën personale të saj, thekson Leskaj, pavarsisht se të gjitha “mendimet” e hedhura në letër janë shkruar pasi është larguar nga politika.
Si aktiviste e si politikane, Leskaj e sheh demokratizimin e shoqërisë si një proces ku duhen kërkuar rrugëdaljet dhe jo domosdoshmërisht kundërvëniet. Autorja trajton edhe çështje të rëndësishme që lidhen me kulturën politike nivelin e demokracisë në vend.
Përveç politikës si ide, një hapësirë të veçantë Leskaj i kushton edhe një refleksioni për gruan.
Leskaj, nuk lë pa përmendur as bashkëshortin e saj të ndjerë, për të gjitha idetë që kanë ndarë së bashku për këtë libër dhe për të gjithë mbështetjen e treguar gjatë gjithë angazhimit të saj politik por jo vetëm.