RTSH 24 Live

Europa

Trupat ruse tërhiqen nga Kazakistani

15/01/2022

Trupat ruse tërhiqen nga Kazakistani

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se trupat që u vendosën në Kazakistan ndërsa demonstratat e dhunshme tronditën vendin janë kthyer në shtëpi. Trupat ishin pjesë e një force të dërguar si paqeruajtëse nga Organizata e Sigurisë së Traktatit Kolektiv, një aleancë e udhëhequr nga Rusia që përfshin gjashtë shtete ish-sovjetike. 
CSTO miratoi forcën prej më shumë se 2,000 vetash më 5 janar me kërkesë të presidentit kazak Kassim-Jomart Tokajev. Demonstratat nisën më 2 janar për të protestuar kundër rritjes së madhe të çmimeve të karburantit. Ato u përhapën me shpejtësi në mbarë vendin dhe brenda disa ditësh kaluan në dhunë. Protestuesit sulmuan ndërtesat qeveritare dhe u vunë flakën atyre dhe dhjetëra njerëz u vranë në përleshjet me forcat e sigurisë së vendit. Ministria ruse e Mbrojtjes tha të shtunën (15 janar) se të gjithë avionët e saj me trupa paqeruajtëse ishin kthyer. 
Nuk ishte e qartë nëse trupat nga vendet e tjera të Organizata e Sigurisë së Traktatit Kolektiv CSTO mbeten në Kazakistan.Numri i personave të vrarë në protestat në Kazakistan vazhdon të jetë i paqartë. Edhe pse zyrtarët kanë thënë se numri i viktimave është 164, Toqaev ka thënë se qindra civilë dhe forca të sigurisë janë vrarë ose plagosur. Presidenti kazak ka pretenduar se “terroristët e trajnuar jashtë vendit” ishin pas protestave, të cilat, sipas tij, kishin për qëllim.