RTSH 24 Live

Kronika

Tragjedia e tek Don Bosko, Nano mbledh drejtuesit e lartë në polici

05/01/2022

Tragjedia e tek Don Bosko, Nano mbledh drejtuesit e lartë në polici

Drejtori i përgjithshëm i policisë shqiptare  Gledis Nano ka thirrur në mbledhje kupolën e policisë së shtetit pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua të martën në Tiranë, ku 1 person u vra dhe katër u plagosën në një lokal tek Don Bosko në një atentat mafioz.

Fokus i takimit ishte marrja e masave të menjëhershme për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete.

Ngjarja ndodh ndërsa të mërkurën filluan detyrën në terren 443 kursantët e rinj. Zoti Nano kërkoi nga drejtorët vendorë, që t’i përkrahin dhe t’i motivojnë për të kontribuuar sadopak në përmirësimin e mëtejshëm të performancës së Policisë së Shtetit.