RTSH 24 Live

Aktualitet

Tiranë, mbyten dy të mitur në liqenin e Prushit, policia në kërkim të trupave

27/05/2022

Tiranë, mbyten dy të mitur në liqenin e Prushit, policia në kërkim të trupave

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku dy fëmijë të moshës 10 dhe 14 vjeç, janë mbytur në liqenin e Prushit në kryeqytet. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet. 

Polumbarët e Reneas kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimin për nxjerrjen e trupave, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes."- njofton policia.

/rtsh.al/