RTSH 24 Live

Aktualitet

Tërmeti 4.8 ballë në Pukë, dëmtohen disa pallate

15/01/2022

Tërmeti 4.8 ballë në Pukë, dëmtohen disa pallate

Disa pallate janë dëmtuar si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, që u regjistruan mbrëmjen e së premtes në Pukë. Lajmi është bërë i ditur nga Bashkia e Pukës. Sipa saj edhe në Spitalin e qytetit janë shënuar plasaritje dhe rënie suvash. “Deri tani janë konstatuar deme tek disa pallate tek lagjia e muzeut, ku sipas raportimit të banorve ka plasaritje, nderkoh janë të dukshme dëmtimet në oxhaqet e pallateve. Plasaritje dhe rënie suvash ka dhe në spitalin e qytetit" bëhet e ditur në njoftim. Autoritetet bashkiake kanë porositur administratorët dhe kryepleqtë e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti e kishte epiqendrën në Fushë-Arrëz dhe paraprakisht raportohet se thellësia ishte 10 km. Magnituda  tij ishte 4.7 e shkallës Rihterdhe lëkundja  u ndje sot rreth orës 21:37 (UTC) të së premtes.