RTSH 24 Live

Aktualitet

Tentoi të shtypë me makinën luksoze një të ri, shpallet në kërkim shoferi në Vlorë

16/01/2022

Tentoi të shtypë me makinën luksoze një të ri, shpallet në kërkim shoferi në Vlorë

Eno Juzai, 23-vjeç është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës. Ai disa ditë më parë  në rrugën “Veledin Kollozi” në Vlorë ka tentuar të shtypë qëllimisht me makinë një të ri.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë shpalljen  në kërkim të   shtetasit E. J., 23 vjeç,  banues në lagjen “Partizani”, Vlorë,  sepse më datë 06.01.2022, në  rrugën “Veledin Kollozi”,  ka kanosur shtetasin E. A.,  duke tentuar ta përplas me automjetin e tij. Vijon puna për kapjen  e tij”, thotë policia.

Si ka ndodhur ngjarja?

Siç shihet nga videoja 23 vjeçari teksa ka qenë duke drejtuar makinën luksoze e tipit GLE ka tentuar të shtypë të riun me xhup blu, por ky i fundit është shmangur me shpejtësi.

Bashkë me të riun me xhup blu i cili duket se ka qenë “shënjestra”, i rrezikuar ishte edhe një djalë tjetër. Të dy e kanë sulmuar shoferin që ishte brenda makinës, madje shihet nga videoja djali me xhupin ngjyrë blu ka një send në dorë, që duket si thikë.

Pas përplasjes nga makina me 2 të rinjtë, shoferi është larguar dhe është ende në arrati. Nuk dihet nëse mes të rinjve ka pasur ndonjë konflikt të mëparshëm.