RTSH 24 Live

Europa

Sulmohen faqet e interneti të qeverisë ukrainase

14/01/2022

Sulmohen faqet e interneti të qeverisë ukrainase

Më shumë se dhjetë faqe internetit të qeverisë ukrainase u bënë këtë të premte subject i një sulmi kibernetitk, që gjithashtu shënjestroi ambasada. Mes faqeve të sulmuara janë dhe ato të ministrisë së jashtme dhe të arsimit, sëbashku me ambasadat e atij vendi në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Suedi. Në momentin që faqet u bënë subjekt i sulmit, në ekrane u shfaq një mesazh në gjuhën ukrainase, ruse dhe polake që paralajmëronte ukrainasit të përgatiteshin për më të keqen. "Ukrainas! Të gjithë të dhënat tuaja personale janë ngarkuar në internetin publik. Kjo është për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tuaj" shkruhej në mesazh. 
Është akoma e paqarta se kush është pas këtij sulmi, por një zëdhënësi i qeverisë ukrainase tha se në të shkuarën ishin ndërmarrë sulme të ngjashme nga Rusia.  Qeveria e ukrainës është vënë nën presion intensive nga fqinja e saj, e cila ka dislokuar më shumë se 100 trupa ruse pranë kufirit mes dy vendeve.