RTSH 24 Live

Kronika

Skandali i listës së pagave, arrestohen 4 persona

07/01/2022

Skandali i listës së pagave, arrestohen 4 persona

Katër persona janë arrestuar deri tani në lidhje me skandalin e publikimit të listës së pagave pak javë më parë. Prokuroria e Tiranës ka lëshuar disa urdhër arreste, por aktualisht janë vënë në pranga vetëm 4 persona, të cilët akuzohen se kanë publikuar të dhënat personale të mbi 650 mijë qytetarëve.

Nga të arrestuarit dy prej të tyre janë specialistë të IT te Drejtoria e Tatimeve dhe 2 janë bashkëpunëtorë të tyre. Prokuroria fakton se nuk ka ndërhyrje në sistem, por shpërdorim detyre nga ana e punonjësve.

Dy ditë më pare prokuroria e Tiranës kishte zbuluar personin që nxori të dhënat e mbi 650 mijë shqiptarëve, i cili është një teknik IT nga brenda Drejtorisë së Tatimeve.  

Publikimi i të dhënave nuk ka qenë pjesë e ndonjë sulmi hakërimi, por nga vetë personat brenda institucionit.

Skandali i publikimit të pagave dhe të dhënat personale rrezikoi  stabilitetin dhe sigurinë e tyre. Këto të dhëna u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale ku përfshinte të dhënat e pagave të mbi 650 shqiptarëve, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptarë privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj.