Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga ë qëndra me presion të lartë atmosferik dhe masa ajri të ngrohta nga Mesdheu të cilat solllën rritje të temperaturave në vendin tonë.
E Diel, 16 Janar 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave në zonën pervndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rrijte në mëngjes .
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -4/10°C
Zona e ulët -4/17°C
Zona bregdetare 3/18°C
Kosova, e Diel, dt 16 Janar 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull të ngrirë. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 8m/sek. Temperaturat do të zbresin duke u luhatur në ekstremet e tyre -8°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 4°C .
E Hënë, 17 Janar 2022
Moti do të jete me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe reshje të apkta shiu në zonën Jug-perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rrijte në mëngjes dhe rënie në mesditë .
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -2/7°C
Zona e ulët 2/15°C
Zona bregdetare 6/14°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari