RTSH 24 Live

Art

Shuhet në moshën 91 vjeçare dramaturgu i shquar Fadil Kraja

18/11/2021

Shuhet në moshën 91 vjeçare dramaturgu i shquar Fadil Kraja

 
Fadil Kraja eshte dramaturg dhe letrar i shquar kombetar. Krijimtaria dhe emri i tij lidhen ngushte me Teatrin Kombetar Shqiptar dhe Teatrin "Migjeni" te Shkodres ku ne kete te fundit kontribuon prej 60 vjetesh. Veprat e tij jane luajtur e vazhdojne te luhen nga trupat teatrale te Kosoves, por edhe te Diaspores e te qyteteve te ndryshme ne Shqiperi. Homazhet zhvillohen prane teatrit migjeni ne daten 19 nentor! 
Ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme te shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë, si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë. Mes tyre përmenden:

"Fisheku në pajë", i cili vetem ne Shkodër u shfaq rreth 500 here
"Sinjalet e natës"
"Shpartallimi"
"Baca i Gjetajve"
"Gjaku i Arbërit"
"Djem të mbarë"
"Çështja e Blertës"
"Flamur në dasëm"
"Rozafa"
"Kur flasin zemrat"
"Luani i shtëpisë"
"Çështje familjare"
“Njerëz të ditëve tona”
“Mos më shkim hisen e diellit”
“Jorgani”
“Ditari i një mësuesi”
“Dopio gjashta”,
“Dy jetë”
“Midis dy dhimbjeve”
“Surpriza”
“Martesë me internet”
“Nata e fundit”, si dhe shumë drama për fëmijë, skenare filmash, librete operash dhe operetash.

Teatri i Gjakovës për herë të parë është inaguruar me dramën “Fisheku në pajë” dhe në vitin 2000, kur Gjakova po digjej, në këtë teatër po jepej drama “Dasma e trojeve tona”.

Ne Teatrin e Strugës eshte shfaqur drama “Hisja e diellit”, ne Teatrin e Tuzit eshe luajtur drama “Tronditje” dhe ne shqiptarët e Detroit të SHBA eshte luajtur drama “Jorgani”. Dramat e Fadil Krajes shquhen për patriotizem, per dashurinë për atdheun e popullin.