RTSH 24 Live

Amerika

SHBA vendos në listën e zezë 8 kompani kineze

17/12/2021

SHBA vendos në listën e zezë 8 kompani kineze

SHBA-ja ka vendosur në listën e zezë 8 kompani kineze të teknologjisë për ndjekjen fetare të pakicave në Kinë, tha Departamenti i Thesarit në një deklaratë të enjten.

"Këto 8 entitete mbështesin në mënyrë aktive mbikëqyrjen biometrike dhe ndjekjen e pakicave etnike dhe fetare në Kinë, veçanërisht të pakicës muslimane ujgure në Xinjiang", thuhet në deklaratën e Departamentit të Thesarit.

Shtetasve amerikanë do t'u ndalohet të blejnë ose të shesin letra me vlerë që tregtohen publikisht të lidhura me kompanitë.

Subjektet përfshijnë Cloudwalk Technology Co., Ltd.; Dawning Information Industry Co., Ltd.; Leon Technology Company Limited; Megvii Technology Limited; Netposa Technologies Limited; SZ DJI Technology Co., Ltd.; Xiamen Meiya Pico Information Co., Ltd. dhe Yitu Limited.

"Veprimi i sotëm nxjerr në pah se si kompanitë private në sektorët e teknologjisë së mbrojtjes dhe mbikëqyrjes së Kinës po bashkëpunojnë në mënyrë aktive me përpjekjet e qeverisë për të shtypur anëtarët e grupeve të pakicave etnike dhe fetare", tha Brian E. Nelson, nënsekretar i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare./VOA