RTSH 24 Live

Bota

SHBA, gjashtë të vrarë gjatë një koncerti, vrasësi në arrati

16/01/2022

SHBA, gjashtë të vrarë gjatë një koncerti, vrasësi në arrati

Gjashtë persona u qëlluan për vdekje gjatë një koncerti në shtetin amerikan të Oregonit të premten mbrëma, kurse i dyshuari është në arrati, njoftoi policia.

Oficerët e policisë iu përgjigjën thirrjes për të shtëna para sallës "WOW" në Eugene ku po mbahej koncerti. Shefi i policisë në Eugene, Chris Skinner, tha se gjetën gjashtë persona të vrarë në vendngjarje.

“Gjashtë persona u transportuan në spital dhe të paktën njëri prej tyre është në gjendje kritike”, tha Skinner.

Të shtënat kanë ndodhur në parkingun e pasëm përballë vendit të ngjarjes, tha policia. Në këtë kohë, një koncert po mbahej në sallë me Lil Bean & Zay Bang dhe artistë të tjerë. Policia tha se asnjë i dyshuar nuk është në paraburgim.