RTSH 24 Live

Amerika

SHBA akuzon shtetasin kolumbian për komplot për të vrarë ish-presidentin e Haitit

05/01/2022

SHBA akuzon shtetasin kolumbian për komplot për të vrarë ish-presidentin e Haitit

SHBA ka akuzuar një shtetas kolumbian që dyshohet se ka komplotuar për të vrarë ish-presidentin e Haitit, Jovenel Moise, i cili u vra në muajin korrik në kryeqytetin Port-au-Prince.

Sipas Departamanetit të Drejtësisë, 43-vjeçari Mario Antonio Polacios është marrë në paraburgim dhe po përballet me akuza të shumta, përfshirë konspiracion për të kryer vrasje ose rrëmbim jashtë SHBA-së.

Një ankesë penale e zbuluar sot thotë se Palacios dhe mbi 20 persona të tjerë komplotuan për të rrëmbyer ose vrarë ish-presidentin Moise me një bashkëpunëtor të paidentifikuar që udhëtoi në SHBA më 28 qershor për të dorëzuar një kërkesë me shkrim për ndihmë shtesë për të kryer komplotin.