RTSH 24 Live

Kronika

Sekuestrohen 20.950 euro në Kakavijë, procedohet penalisht poseduesja

05/01/2022

Sekuestrohen 20.950 euro në Kakavijë, procedohet penalisht poseduesja

Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar një sasi të madhe parash të cilat nuk ishin deklaruar nga poseduesja e tyre.
Sipas njoftimit të policisë një 45-vjeçare me iniciale A.B. e cila ishte banuese në Lezhë dhe rezidente në Athinë, nuk deklaroi paratë që kishte me vete. 45-vjeçarja ishte duke udhëtuar me një autobus të linjës Lezhë-Athinë dhe gjatë kontrollin iu gjetën në çantë 20.950 Euro.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa 45-vjeçarja u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.