RTSH 24 Live

Aktualitet

Sarandë/ Lëvizte me gomone, nuk i’u bind policisë për të ndaluar, sekuestrohet mjeti, gjobitet qytetari

11/08/2022

Sarandë/ Lëvizte me gomone, nuk i’u bind policisë për të ndaluar, sekuestrohet mjeti, gjobitet qytetari

I ka kushtuar shtrenjë një shtetasi aventura me një gomone dhe që nuk i’u bind policisë për kontroll. Policia kufitare e Sarandës bëri të ditur se ka gjobitur me 50 mijë lekë të reja, si dhe i ka sekuestruar mjetin lundrues një shtetasi, i cili nuk i’u bind policisë për të ndaluar teksa lëvizte me një gomone.

Sipas policisë, gjatë patrullimit në gjirin e Sarandës, në vendin e quajtur “Kanali i Çukës”, është ndaluar për kontroll dokumentacioni një mjet lundrues tip gomone, pronari i të cilit nuk i është bindur urdhrit për kontroll dhe ka tentuar të largohet.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve të mjeteve lundruese, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe, gjatë patrullimit në gjirin e Sarandës, në vendin e quajtur “Kanali i Çukës”, kanë ndaluar për kontroll dokumentacioni një mjet lundrues tip gomone, pronari i të cilit nuk i është bindur urdhrit për kontroll dhe ka tentuar të largohet. Pronari i mjetit lundrues, një 61-vjeçar, lindur në Sarandë dhe banues në Florida, u ndëshkua me gjobë prej 50.000 lekësh të reja, si dhe iu bllokua mjeti lundrues për 30 ditë.”,- thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/