RTSH 24 Live

Politikë

Rezoluta e Srebrenicës, Berisha: Dënoj qëndrimin e Ramës dhe Ballës

13/05/2022

Rezoluta e Srebrenicës, Berisha: Dënoj qëndrimin e Ramës dhe Ballës
Ish-kryeministri Sali Berisha

Parlamenti në mbledhjen e 12 majit votoi kundër propozimit të ish-kreministrit Sali Berisha për të futur në rend dite, rezolutën për dënimin e gjenocidit të Srebrenicës. Në një konferencë për shtyp, Berisha e ka konsideruar atë si një akt të rëndë dhe të turpshëm, ndërsa ka dënuar qëndrimin e mbajtur në seancë plenare nga Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Sipas Berishës, nuk është e vrtetë që rezoluta për dënimin e gjenocidit të Srebrenicës do të futet më vonë në rend dite në Kuvend, pasi siç thotë ai, Parlamenti ka rregulla sipas të cilave nëse votohet kundër një herë, duhet kohë që të propozohet sërish.

“Siç jeni dëshmitarë, në Parlament dje ndodhi akti më i rëndë, më i turpshëm dhe më i pabesueshëm në historinë 30 vjeçarë të këtij vendi, refuzimi për të dënuar me një rezolutë një gjenocid të konfirmuar nga 2 gjykata, ndërkombëtare dhe ajo e Hagës.

Pretendimet e Ramës dhe Ballës janë trillime të neveritshme të personave të inkrimunuar në çdo skaj të psikologjisë së tyre. Rezoluta ka ndjekur procedurën normale, as e papritur, as e befasishme, as emergjente. Për miratimin e rezolutave ka nene rregullorja dhe siç e dini, procedurën nuk e ka në dorë pakica, por e vendos shumica, Rezoluta u dorëzua nga Shehu konform të gjitha rregullave. Është shqyrtuar në Byronë Parlamentare, është refuzuar nga qeveria në Byronë Parlamentare por rregulli kërkon që duhet të jetë parlamenti i detyruar ta votojë për ta pranuar ose jo./ Rama dhe Balla mashtrojnë, të kriminalizuar në çdo skaj të psikologjisë kur thonë se nuk është votuar kundër rezolutës. Ajo e djeshmja ishte më e egra që mund të bëhej ndaj një resolute. Nuk është e vërtetë që u shty për më vonë. Ajo s’mund të futet më pa një afat jo të shkurtër kohe.

Mbrojtjen që i bën gjenocidit dje bënë vepër penale. Rama deklaroi se fajin e ka Saliu. Duhet të jesh në stadin e primitivitetit që dhe një akt të tillë të ndërgjegjes individuale t’ua kalosh të tjerëve. PD do paraqesë politikën e saj të jashtme. Qëndrimi i Ramës dhe Ballës është qëndrim zuzar dhe quhet qëndrimi kur nuk përfill ligj, normë, e standard. Dënoj qëndrimin e tyre të djeshëm. Kjo rezolutë nuk ishte një kurth”, tha Berisha.

/rtsh.al/