RTSH 24 Live

Sociale

Pushimet nga puna dhe vjetërsia në pune, institucionet publike nuk do bëjnë rekurse

15/01/2022

Pushimet nga puna dhe vjetërsia në pune, institucionet publike nuk do bëjnë rekurse

Institucionet publike nuk do të bëjnë më rekurse në Gjykatën e Lartë për paditë e bëra lidhur me pushimet nga puna apo vjetërsinë në punë, për shifra të vogla. Këshilli i Ministrave hartoi dhe një projektudhëzim për institucionet në varësi, ku i udhëzon që të heqin dorë nga rekurset për ankimimin e vendimeve të gjykatave të apelit dhe të Gjykatës Administrative të Apelit për çështjet që lidhen kryesisht me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës dhenjohjen e vjetërsisë në punë. Kjo sidomos kur vlera e padisë është më e vogël se dyzetfishi pagës minimale, në shkallë vendi.
Ky hap vjen në një kohë kur në këtë gjykatë ka një stok çështjesh gjyqësore të prapambetura dhe pamundësisë e trajtimit të tyre  për shkak të numrit të vogël të gjyqtarëve efektivë. Vetë Gjykata e Lartë e kishte bërë këtë kërkesë gjatë muajit dhjetor.