Një 11-vjeçar është plagosur në këmbë me armë zjarr në Pukë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjegjan, por janë ende të paqarta rrethanat se si u plagos i miturit.
Fëmija është transportuar në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dyshimet paraprake janë se ajo të ketë qenë aksidentale.
/rtsh.al/