RTSH 24 Live

Kronika

Publikimi i pagave, dorëhiqet drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve: Jam në dispozicion të hetimeve!

24/12/2021

Publikimi i pagave, dorëhiqet drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve: Jam në dispozicion të hetimeve!

Pas publikimit të pagave, Drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve Elvin Muça ka dhënë dorëheqjen dhe është vendosur në dispozicion të hetimeve.

Lista e pagave e pubikuar e re një ditë më parë, ishte e shoqëruar me një faqe tjetër të të njëjtit dokument ku ishin numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë.

Por pas publikimit të rrogave dhe të dhënave të tjera të qytetarëve, së fundmi në rrjet po qarkullon një databazë me targat e makinave shqiptarëve.

Dokumenti përmban të dhëna për 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj! Të dhënat personale që publikohen janë tipi i makinës dhe targa e saj.