Kreu i PD në Fier, Agron Kapllanaj, tregoi se, sipas tij, protesta jashtë takimit që po zhvillon kreu i PD Lulzim Basha, me demokratët në Fier, është detyruar nga Sali Berisha. Sipas tij, mbrëmë Berisha ka marrë në telefon ish-kreun e PD dhe e ka urdhëruar për protestë.
"Mbrëmë në orën 11 të natës, Berisha e ka marrë ish kryetarin e PD në Fier dhe i ka thënë do i nxjerrësh se s’bën. Ata që janë atje jashtë, ata 20 veta, ishin të turpëruar, sepse nuk duan të jenë aty, por janë të detyruar. Por për mua, Berisha i përket të shkuarës dhe ne nuk duhet të flasim më për të. Unë kam vendosur të shoh para që PD të vijë në pushtet", tha Kapllanaj.