Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka ndërruar jetë në Gjermani, ku ishte i shtruar prej muajsh. Nishani ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kaloi vdekje klinike në spitalin gjerman ku dhe ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare i rrethuar nga familjarët e tij.
Shëndeti i ish presidentit Bujar Nishani u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë, ku u shtrua në Sanatorium, dhe u rikthyer sërish atje pasi COVID i kishte shkaktuar pasoja në mushkri.
Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe pasojat e COVID duket se kanë përkeqësuar gjendjen.
/rtsh.al/