Një 56-vjeçar nga Kukësi ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme, i akuzuar për nxitjen e kryerjes së veprave me qëllime terroriste.
Sipas policisë, 56-vjeçari me inicialet I. S.(L.) përdorte profile false në rrjetet sociale, ku postonte shkrime të ndryshme në përkrahje të ISIS. Gjithashtu, ai i bënte thirrje qytetarëve për përkrahje të luftës në Siri.
Ai u vu në pas disa muaj hetimesh nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe SPAK-un
Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar për 56-vjeçarin masën e sigurisë “Arrest në burg”.
/rtsh.al/