RTSH 24 Live

Aktualitet

Polumbarët e RENEA-s nxjerrin njërin prej dy trupave të të miturve, që u mbytën sot në Liqenin Prush në Tiranë

27/05/2022

Polumbarët e RENEA-s nxjerrin njërin prej dy trupave të të miturve, që u mbytën sot në Liqenin Prush në Tiranë

Polumbarët e RENEA-s kanë mundur të nxjerrin njërin prej dy trupave të të miturve, që u mbytën sot pasdite në Liqenin Prush në Tiranë. Polmbarët po kërkojnë edhe për trupin e dytë. Identiteti i dy të të miturve nuk bëhet i ditur. Grupi hetimor po merr në pyetje prindërit e tyre për të zbuluar më shumë detaje.

Fëmijët ishin duke u larë së bashku me 4 shokë të tjerë në liqen, por fatkeqësisht dy të miturit nuk kanë mundur të dalin nga uji.

/rtsh.al/