RTSH 24 Live

Aktualitet

Policia e Pukës prangos 17 vjeçarin, akuzohet se plagosi një të mitur

27/05/2022

Policia e Pukës prangos 17 vjeçarin, akuzohet se plagosi një të mitur

Policia e Pukës bëri të ditur se ka arrestuar Robert Carën, si autor i dyshuar i plagosjes së një 11-vjeçari ditën e djeshme në Pukë. Cara është vendosur sot në pranga, pasi ditën e djeshme iku nga vendi i ngjarjes pasi qëlloi të miturin.

Policia bën të ditur se 17-vjeçari plagosi pasditen e djeshme me armë zjarri 11-vjeçarin në fshatin Gjegjan, pas një konflikti që kishte me kushëririn e tij. I mitur ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve në Tiranë, pasi u transportua ditën e djeshme me helikopter.

/rtsh.al/