RTSH 24 Live

Kronika

Plagosja në Vlorë ende pa autor

06/01/2022

Plagosja në Vlorë ende pa autor

Atentati i ndodhur në Vlorë në lagjen "Pavarësia", ku mbeti i plagosur 36-vjeçari Diego Hanaj, ende nuk ka një autor. Ditën e sotme është gjetur një makinë e djegur në fshatin Trevllazen, ku dyshohet se është makina e përdorur nga autorët. Mjeti është djegur në një  rrugicë  që ka ndihmuar autorët të largohen me lehtë dhe pa rënë në sy ndërsa brenda tij janë gjetur dhe dy krehër kallashnikovi.

Në drejtim të 36-vjeçarit Diego Hanaj është qëlluar 5 herë me breshëri kallashnikovi, por atë e ka prekur vetëm një plumb në dorë. 
36-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugë posht pallatit të tij por ka parë persona qe po e prisnin dhe është larguar me vrap. 
Autorët pasi kanë shtënë në drejtim të tij janë larguar me një makinë tip "Audi Q7|". 

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje, ndërsa policia vijon hetimet rreth aktivitetit të të plagosurit.
Policia ka sekuestruar 6 kamera sigurie ku mendohet se kanë filmuar të gjithë ngjarjen dhe mund të zbardhë autorët dhe dinamikën e atentatit. Gjithashtu janë shoqëruar 8 persona gjatë mbrëmjes së djeshme që kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje.