RTSH 24 Live

Politikë

Përvjetori i 30 i FRESSH, Spiropali : Gara e PS është vetëm me ëndrrën tuaj!

15/01/2022

Përvjetori i 30 i FRESSH, Spiropali : Gara e PS është vetëm me ëndrrën tuaj!

FRESH po përkujton 30 vjetorin e krijimit me një aktivitet në ambientet e Amfiteatrit të Liqenit të Tiranës. Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali, dikur një drejtuese e forumit, tha se gara e vetme e socialistëve është vetëm me ëndrrën e të rinjve. "Opozita jonë jeni ju dhe kryeminsitri Edi Rama. Më krenari, por edhe më kritiku. Ne jemi opozita e vetes, është misioni ynë që të thërrasim rreth vetes çdo shqiptar, që më shumë se flamurin e partisë duan flamurin e Shqipërisë" tha zonja Spiropali.
Ajo tha se PS do t’ja shtrijmë dorën çdo qytetari. "Askush nuk duhet ta ndjejë veten të përjashtuar nga proceset politike dhe ekonomike të këtij vendi! Ne duhet të punojmë për ëndrrën tuaj. Ne kemi një kryeministër durimtar! Politika është arena e ëndrrave dhe vizionit, vullnetit të përbashkët për të ndryshuar vendin tonë" tha Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali.