RTSH 24 Live

Europa

Pediatrit italianë: Në një javë, janë rritur me 86% rastet e fëmijëve me COVID dhe dyfishuar shtrimet në spital

06/01/2022

Pediatrit italianë: Në një javë, janë rritur me 86% rastet e fëmijëve me COVID dhe dyfishuar shtrimet në spital

Përhapja e pandemisë në Itali po merr përmasa të frikshme, dhe kësaj radhë nuk po kursen edhe fëmijët.

Brenda vetëm një jave, vendi fqinj ka parë një dyfishim të rasteve aktualisht pozitive, që kanë kaluar nga rreth 600 mijë në pothuajse 1 milion e 300 mijë, duke shënuar një +111%, dhe statistikat e shtrimeve në spital dhe të terapive intensive janë po ashtu në rritje domethënëse.

Por sot vijnë lajme shqetësuese edhe aty ku pandemia dukej më pak agresive. Sipas raportit të sotëm të Federatës Italiane të instituteve spitalore (FIASCO), në periudhën 28 dhejtor-3 janar, është rritur me 86% numri i fëmijëve dhe të rinjve nën 18 vjeç të infektuar me COVID-19.

Sipas Giuseppe Banderali, zëvendëspresidentit të Federatës së Pediatrisë në Itali, “shohim një rritje domethënëse, veçanërisht te fëmijët nën 12-vjeç”, dhe është logjikshme sepse në vjeshtën dhe dimrin e kaluar ato bënin një jetë të izoluar, ndërkohë që tani jetojnë pothuajse normalisht, nuk janë të vaksinuar dhe virusi përhapet më shpejt aty”.