RTSH 24 Live

Libra

Pandemia sjell libra interesantë

22/05/2021

Pandemia sjell libra interesantë

Ndikimi i pandemisë së virusit korona nuk mund të mos përfshinte edhe lëmin e lëtërsisë në hallkat e saj shkrimtar-botues dhe lexues. E konsideruar si një prej periudhave më të rënda psikologjike të shekullit të fundit, pandemia duket se është menaxhuar me së miri nga ajo çfarë buron nga letërsia. Botuesit tregojnë se kjo periudhë e cila u përjetua me ankth nga e gjithë shoqëria nuk mund të mos kishte edhe disa prurje të mira letrare që i përshtateshin situatës. 
Botuesja Arlinda Dudaj thotë se titujt e rinj nga letërsia bashkëkohore europiane kanë qenë disa nga më të lexuarat e javëve të fundit. 
Edhe në libraritë e kryeqytetit vihet re kërkesa për tituj të rinj, apo edhe për autorë të rinj shqiptarë. Librashitësit thonë se ata vetë e kanë orientuar lexuesin nga letërsia optimiste. 
Botuesja Dudaj thotë se në këtë periudhë nga ana e shtëpive botuese interes të madh ka letërsia bashkëkohore dhe temat aktuale që po shqetësojnë shoqërinë e sotëme. 
Ndër titujt më të larmishëm që nuk duhen lënë pa lexuar edhe gjatë periudhës së plazhit do të veçonim romanin e Paolo Genoveses, me titull "Dita e Parë e Jetës Sime" apo "Një dëshirë e madhe për të jetuar" me autorësi të Fabio Volos.