RTSH 24 Live

Europa

Një e treta e gjermanëve do të shmangin personat e pavaksinuar gjatë Krishtlindjeve

19/12/2021

Një e treta e gjermanëve do të shmangin personat e pavaksinuar gjatë Krishtlindjeve

Rreth një e treta e të anketuarve në Gjermani thanë se do të përpiqen të shmangin personat e pavaksinuar gjatë pushimeve, sipas një sondazhi të kryer nga YouGov.

Rreth 35 për qind e më shumë se 2,000 të anketuarve thanë se donin të shmangnin takimet me personat e pavaksinuar në javët e ardhshme.

Pothuajse një e katërta e të pyeturve thanë se, do të merrnin masa paraprake në takimet me personat e pavaksinuar. 50 përqind thanë se do t’i kushtonin vëmendje të veçantë rregullave të distancës dhe higjienës, dhe 9 përqind e të anketuarve thanë se do të kërkonin një test të shpejtë të koronavirusit përpara se të pranonin të takoheshin.

9 për qind e të anketuarve, thane se, mungesa e vaksinimeve luan një rol vendimtar se me kë do i kalojnë Krishtlindjet.

29 për qind e të pyeturve thane se mungesa e imunizimit ishte e parëndësishme