RTSH 24 Live

Politikë

Ndarja nga jeta e Nishanit, Basha: PD humbi një politikan të përkushtuar

28/05/2022

Ndarja nga jeta e Nishanit, Basha: PD humbi një politikan të përkushtuar

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohëshme të ish-presidentit Bujar Nishani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Zoti Basha vlerëson rolin e luajtur nga ish-Presidenti Bujar Nishani, në postin më të lartë shtetëror, të cilin Shqipëria do ta kujtojë gjithmonë me respekt.

“Trishtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

/rtsh.al/