RTSH 24 Live

Ekonomi

Nafta arrin çmimin më të lartë në dy muajt e fundit, mbi 117 dollarë për fuçi

26/05/2022

Nafta arrin çmimin më të lartë në dy muajt e fundit, mbi 117 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent u rrit të enjten në nivelin më të lartë që nga fundi i marsit. Brent u rrit me 2.8% duke e çuar çmimin në 117.25 dollarë për fuçi dhe po brenda ditës arriti nivelin më të lartë, ku shkoi në 117.39 dollarë për fuçi, më i larti që nga 28 marsi.

"Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten dhe është e vështirë të shihet se si kjo nuk do të vazhdojë nëse vendoset një embargo e naftës," tha Matt Smith, analist kryesor i naftës për Amerikën.

Brent arriti në 139.13 dollarë për fuçi në fillim të marsit, ndërsa nafta amerikane arriti në 130.50 dollarë për fuçi.

Çmimet e gazit janë në nivele rekord, megjithëse kanë filluar të ulen.  /CNN

/rtsh.al/