Një 11-vjeçare i ka mbijetuar sulmit me armë në një shkollë në Teksas në SHBA, pasi u lye me gjakun e shokut të vrarë dhe u shtir si e vdekur. Ajo kishte frikë se autori do të kthehej dhe të qëllonte edhe mbi të që kishte mbijetuar.
E mitura Miah Cerrill tregoj se autori erdhi në klasë dhe qëlloi mbi nxënësit dhe dy mësuesit që ishin aty, ndërsa plumbat kaluan shumë pranë saj. Sipas rrëfimit të saj për CNN, autori pasi qëlloi me armë filloi të dëgjonte muzikë me zë të lartë dhe më pas u largua në klasat e tjera.
Pas largimit të tij ajo së bashku me një shoqen e saj arritën të marrin telefonin e mësueses së tyre, tashmë të vrarë, për të lajmëruar policinë.
“Leva duart me gjakun që ishte gjithandej dhe e përhapa në trup, më pas u shtriva duke mos lëvizur duke bërë sikur isha vrarë dhe unë”, rrëfen e mitura tmerrin e kaluar.
Nga të shtënat me armë në shkollë humbën jetë 19 të mitur dhe 2 mësues.
/rtsh.al/