RTSH 24 Live

Europa

Macron uron francezët: Gëzuar Krishtlindjet, por kujdes nga pandemia!

23/12/2021

Macron uron francezët: Gëzuar Krishtlindjet, por kujdes nga pandemia!

Presidenti francez,Emmanuel Macron i uroi kombit një sezon të lumtur të Krishtlindjeve, por paralajmëroi familjet që të marrin masa paraprake për të mos u infektuar me koronavirus.

”Le të kujdesemi për njëri-tjetrin duke u kërkuar njerëzve të respektojnë udhëzimet për distancimin shoqëror dhe të bëjnë një test në shtëpi përpara se të marrin pjesë në takime. Kushdo që ka simptoma duhet të izolohet dhe të paralajmërojë të tjerët”, shkroi ai në Twitter.

Macron falënderoi gjithashtu operatorët e sektorit të shëndetësisë.

Në Francë, numri i infeksioneve me koronavirus është rritur në mënyrë dramatike javët e fundit.

Kohët e fundit, mesatarja shtatëditore e rasteve për 100 000 njerëz ishte rreth 550.

Zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal e quajti situatën kritike dhe paralajmëroi se varianti më ngjitës i virusit i Omicron po sjell me vete një valë të re