RTSH 24 Live

Kronika

Lirohet nga burgu i dyshuari për vrasjen e ish deputetit Pashko Ujka

11/01/2022

Lirohet nga burgu i dyshuari për vrasjen e ish deputetit Pashko Ujka

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka liruar nga burgu autorin e dyshuar të vrasjes së ish deputetit Pashko Ujka, shtetasin Kristjan Kelmendi dhe bashkëpunëtorin e dyshuar të tij shtetasin Marjan Kola. Gjykata e shkallës së parë ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për këta dy shtetas. Gjykata ka administruar një provë të re, pikërisht një video ku përmes të cilës pretendohet se autori i dyshuar i vrasjes së ish deputetit dhe bashkëpunëtori i dyshuar ditën e ngjarjes kanë qenë në Kosovë. Pas kësaj video që është marrë si provë gjykata vendosi ti lirojë duke lehtësuar masën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Përveç kësaj videoje gjykata e shkallës së parë në Shkodër është në pritje edhe të disa provave të tjera të këtyre dy shtetasve që mund të jenë sërish video por edhe fatura të ndryshme të blerjeve apo prova të tjera që mund të faktojnë se dy të dyshuarit kanë qenë në Kosovë ditën kur u vra ish deputeti Pashko Ujka.  Në rast se në gjykatë mbërrijnë prova të tjera që vërtetojnë përfundimisht se dy të dyshuar kanë qenë në shtetin fqinj atëherë pala mbrojtëse do të kërkojë lirimin nga çdo akuzë të dy të dyshuarve. Ish deputeti Pashko Ujka u vra mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të kaluar teksa po ecte afër shtëpisë sëbashku me bashkëshorten e tij.