Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Socialiste, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Zoti Rama ka postuar një foto bardhezi të ish-kreut të shtetit Bujar Nishani. Rama e ka shoqëruar foton me një mesazh, duke i shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.
"U prehtë në paqe! Ngushëllime familjes," shkruan Rama.
/rtsh.al/