RTSH 24 Live

Kronika

Kreu i SPAK: Njerëz të politikës dhe krimit të organizuar të inkiriminuar me inceneratorët

29/12/2021

Kreu i SPAK: Njerëz të politikës dhe krimit të organizuar të inkiriminuar me inceneratorët

Kreu i SPAK Arben Kraja paralajmëroi se viti 2022 do të jetë i vështirë për ata që shkelin ligjin.
Duke folur për gazetarët lidhur me interesin e tyre për çështjen e inceneratorëve, zoti Kraja dhe pak hollësi pa përmendur emra. Ai tha se "Ka hetim për të tre inceneratorët" ku janë përfshirë njerëz të politikës dhe krimit të organizuar.
I pyetur për denoncimet për tenderat, zoti Kraja tha se "Për procedurat e prokurimeve publike kemi shumë procedime. Qoftë nga KLSH, biznesmenë apo individë. Në kemi çuar për ndjekje penale dhe jemi në pritje të një vendimi gjyqësor për strukturën më të lartë shtetërore që merret me menaxhimin e prokurimeve publike dhe do jemi të fokusuar. Kushdo që abuzon me fondet publike padiskutim do jetë subjekt hetimit". 
Lidhur me arrestimin e ish ministrit të mjedisit Lefter Koka, kreu i SPAK tha se "Kemi çështje të hapura për shumë elementë. Nuk mund të jap emra konkret"."Viti 2022 do jetë i vështirë për ata që shkelin ligjin" tha ai.