RTSH 24 Live

Politikë

Kreu i PD, Basha: Berisha më 8 janar kaloi "vijën e kuqe"

16/01/2022

Kreu i PD, Basha: Berisha më 8 janar kaloi "vijën e kuqe"

Kryetari i PD, Lulzim Basha, nga Fieri, tha se fakti që i është borxhli gjithë demokratëve. Ai deklaroi se i bëri shpesh thirrje Sali Berishës që t'i thërriste "mendve të kokës", por, sipas tij, "Berisha e kaloi vijën e kuqe më 8 janar".

"Ti thërriste "mendve të kokës" dhe të mos vendoste interesat e veta mbi interesat e demokratëve. Më 8 janar, në kundërshtim me thirrjet tona, u kalua një "vijë e kuqe" që na ndan dhe që duhet të na ndajë një herë e përgjithmonë. Me dhunë as nuk mund të shantazhohen, as zaptohen dhe as detyrohen demokratët apo institucionet e demokratëve", tha Basha.