Shkencëtarët kinezë po shtojnë përpjekjet për të ngritur një stacion monitorimi të motit në një lartësi prej 8800 metrash në malin Everest (Qomolangma), maja më e lartë në botë, në kufirin midis Kinës dhe Nepalit.

Sipas “Tibetan Plateau Research” (ITP), pjesë e Akademisë Kineze të Shkencave, nëse stacioni instalohet me sukses, ai do të zëvendësojë atë që ndodhet në një lartësi prej 8,430 metrash të ndërtuar në vitin 2019 nga shkencëtarët britanikë dhe amerikanë në shpatin jugor të malit dhe do të bëhet më i larti i këtij lloji në botë, bën të ditur “Xinhua”.

Zhao Huabiao, studiues i ITP, shpjegoi se pajisjet, për një peshë totale prej rreth 50 kg, do të çmontohen dhe do t'u shpërndahen alpinistëve, secili prej të cilëve do të mbajë një ngarkesë jo më shumë se 7 kg në mal për instalim. Aktualisht, inxhinierët përgjegjës për ndërtimin e stacionit janë ende në pritje të kushteve ideale të motit për ngjitjen.

Një nga objektivat kryesore të ekspeditës së re shkencore gjithëpërfshirëse të Kinës në majën më të lartë në botë, në një lartësi prej 8848,86 metrash, është instalimi i tetë stacioneve të motit, duke përfshirë edhe atë më të lartin, në malin Everest.

Në fillim të këtij viti, tre stacione u krijuan në anën veriore të malit, përkatësisht në 7028 metra, 7790 metra dhe 8300 metra mbi nivelin e detit, duke e çuar në 7 numrin e përgjithshëm të stacioneve operacionalë midis lartësive 5200 dhe 8300 metra. Vitin e kaluar, megjithatë, katër stacione të tjera u ngritën në lartësitë 6500 metra, 5800, 5400 dhe 5200 metra.