RTSH 24 Live

Kronika

Juglindja e Shqipërisë mbulohet nga dëbora

12/01/2022

Juglindja e Shqipërisë mbulohet nga dëbora

Janë rikthyer rreshjet e borës në juglindje të vendit. Në lartësitë mbi 950m trashësia ka arritur nga 7 deri në 40 cm. Nga Sektori i Mirëmbajtjes së Rrugëve në Korçë bëhet e ditur se akset nacionale janë të gjitha të kalueshme pa zinxhirë. Vështirësi paraqet vetëm rruga  e Dardhës e cila nga kilometri i 7 deri në të 13 kalohet me zinxhira. Në fshatrat e bashkisë Korçë zona problematike mbetet ajo e Panaritit dhe Shtyllës e cila për shkak të erës së fortë në disa vende kalon dhe 40 cm. Në këtë zonë ka pasur dhe problem me energjinë elektrike diten e djeshme dhe sot situata ka marrë zgjidhje. Probleme me qarkullimin nuk ka pasur as në bashkinë Devoll, Pogradec, Kolonjë. Përsa I përket energjisë elektrike prej ditës së djeshme e gjithë bashkia Pustec ka qene pa energji elektrike si pasojë e demtimit  ne fidrin 8, e për pasojë edhe një pjesë e fshatravë në bashkinë Devoll kishin probmele me energjine ndersa diten e sotme situata eshte norlamizuar..Po ashtu dhe në njësitë administrative Çerravë, Proptisht, eshte rikthyer energjia, ndersa ne 4 fshatrat e njesise Dardhas po punohet ende. Grupet e punës të OSHEe janë në terren e po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike. Në Kolonjë fshati Skorovot nuk ka ende energji. Problematike mbeten ende disa fshatra ne njesine administrative Gore ku energjia nuk eshte kthyer ne 12 fshatra.