RTSH 24 Live

Europa

Italia në garë me kohën, i afrohet zonës portokalli

20/12/2021

Italia në garë me kohën, i afrohet zonës portokalli

Italia po i afrohet zonës portokalli dhe është në garë me kohën, deklaroi konsulenti i njohur shkencor dhe ish-shefi i EMA-s, Guido Rasi.

”Dozat e treta duhet të nisin menjëherë. Jemi në garë me kohën. Vendi është në një fazë akute epidemike, apelojnë anesteziologët duke theksuar se rritja e  të numrit të vendeve të zëna në terapinë intensive është 70% dhe duhet izolim i rreptë për të pavaksinuarit”, theksoi ai.

Kryeministri Draghi pritet të mbledhë komitetin e ekspertëve në datën 23.

Do të shërbejë edhe për të vendosur nëse do të nevojiten masa të mëtejshme.

”Varianti Omicron është i frikshëm. Delta është disi nën kontroll, por varianti Omicron mundi plotësisht t’i prishë planet. Në 24 orët e fundit kemi 24 259 pozitivë dhe 97 viktima dhe shkalla e pozitivitetit ndodhet në 4,3%”, theksoi Rasi.

”Sigurisht që është e vërtetë që ka një situatë të vështirë në nivelin italian dhe europian dhe shifrat janë në rritje. Kjo rrezikon të vërë në krizë strukturat shëndetësore. Do të vlerësojmë përshtatshmërinë e masave duke reflektuar me shkencëtarët tanë”, deklaroi ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

”Ne duhet ta mbajmë nivelin e vëmendjes shumë të lartë dhe kërkojmë nga qytetarët që të bëjnë një përpjekje shtesë në respektimin e masave, që nga maska ​​deri te shmangia e grumbullimeve. Ju kërkoj fort të bëni gjithçka është e mundur, duhet mundi i të gjithëve. Sa për vaksinat duhet të rezervojmë për dozën e tretë”, shtoi ai./ ANSA