RTSH 24 Live

Europa

Itali, 700 deri në 1 200 euro më shumë për familje për faturat e energjisë

29/12/2021

Itali, 700 deri në 1 200 euro më shumë për familje për faturat e energjisë

Duke pasur parasysh rritjet që po bëhen në të gjithë botën dhe në mungesë të ndërhyrjeve të qeverisë do të kishim një rritje prej 61% për gazin dhe 45% për energjinë elektrike, parashikon presidenti i Nomisma Energia, Davide Tabarelli.

”Kjo do të përkthehej në faktin që shpenzimet totale në bazë vjetore për një familje gjatë vitit 2022 do të jenë 1 200 euro më shumë”, shtoi ai.

”Me ndërhyrjet e paralajmëruara për momentin, në shumën prej 3,8 miliardë euro, plus përsëritjen e asaj që është bërë më parë (pesë miliardë), rritja do të jetë 40% për gazin dhe 28% për energjinë elektrike me një kosto shtesë prej 770 euro për familje për familje”, shtoi Tabarelli.

Të gjitha parashikimet e presidentit Tabarelli, janë bërë duke marrë parasysh një konsum mesatar vjetor prej 1 400 metra kub gaz dhe 2 700 kilovat orë energji elektrike për çdo familje italiane./ANSA