RTSH 24 Live

Kronika

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Lezhë 37-vjeçari

09/01/2022

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Lezhë 37-vjeçari

Një 37 vjeçar, banues në Balldre, Lezhë ka rënë në pranga të policisë së Lezhës. Policia njofton se "'Ky shtetas ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos/ Itali e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Organizatë kriminale ” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian".
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fishekë luftarak, si dhe 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.