RTSH 24 Live

Bota

Humbi 20 miliardë dollarë për shkak të luftës, njeriu më i pasur në Ukrainë padit Rusinë: Dëmshpërblim, më shkatërroi biznesin

27/05/2022

Humbi 20 miliardë dollarë për shkak të luftës, njeriu më i pasur në Ukrainë padit Rusinë: Dëmshpërblim, më shkatërroi biznesin

Njeriu më i pasur në Ukrainë, Rinat Akhmetov, pronar i fabrikës së çelikut Azov në Mariupol ku u kryen edhe bombardimet më të egra të forcave ruse, do të padisë Rusinë për humbjet që i kanë shkaktuar.

Akhmetov tha se dëmi në fabrikën e tij të çelikut shkon nga 17 deri në 20 miliardë dollarë dhe ko sipas tij duhet të dëmshpërblehet nga Rusia si përgjegjësi i këtij dëmi kolosal.

“Ne patjetër do të padisim Rusinë dhe do të kërkojmë kompensimin e duhur për të gjitha humbjet e shkaktuara dhe shkatërrimin e biznesit,” tha Akhmetov.

Uzina e çelikut Azov u bombardua për javë të tëra duke shkaktuar shumë viktima deri sa forcat ukrainase vendosën të dorëzoheshin dhe u bë edhe evakuimi i civilëve.

Akhmetov konsiderohet njeriu më i pasur i Ukrainës, por për shkak të luftës, pasuria e tij ka rënë me 40 %. / Business Insider

Luftimet në fabrikën e çelikut Azov

/rtsh.al/