RTSH 24 Live

Libra

FRPD Korçë ndërmerr nismë për dhurimin e librave

12/01/2021

FRPD Korçë ndërmerr nismë për dhurimin e librave

Forumi Rinor i Partisë Demokratike në Korçë ka ndërmarrë një nismë për mbledhur libra nga qytetarët të cilët kanë mundësi, për ti dhuruar më pas për bibliotekën e një prej shkollave në qytetin e Korçës. Kjo është një fushatë e nisur prej ditës së djeshme dhe do të vijojë përgjatë gjithë javës tha kryetarja e FRPD Soela Myrtollari. Ajo sëbashku me të tjerë të rinj qëndrojnë çdo paradite për disa orë me radhë pranë bashtës së Themistokliut, përballë qendrës rinore duke pritur donacionet e librave nga qytetarë të ndryshëm

Librat e mbledhur, deri ne fund te javes, do te dorezohen ne nje shkolle qe nuk ka biblioteke te pasur, e cila nuk është zgjedhur akoma, ndërsa priten sugjerime edhe nga vetë qytetarët.