RTSH 24 Live

Europa

Francë, hyn në fuqi ligji që ndalon përdorimin e materialeve plastike për të paketuar frutat dhe perimet

01/01/2022

Francë, hyn në fuqi ligji që ndalon përdorimin e materialeve plastike për të paketuar frutat dhe perimet

Në Francë hyri këtë të shtunë në fuqi një ligj i ri që ndalon përdorimin e materialeve plastike për të paketuar shumicën e frutave dhe perimeve.  Mes 30 variteteve për të cilët ndalohet paketimi plastic, janë kastravecat, limonat dhe portokallet. Përjashtim do të kenë paketimet shumë të mëdha si dhe frutat e copëtuara apo përpunuara. 
Ligjin për ndalimin e plastikës për të mbështjellë frutat dhe perimet, Presidenti Emanuel Macron e quajti një revolucion të vërtetë dhe tha se ai dëshmonte angazhimin e vendit për të hequr nga qarkullimi materialet plastike një përdorimshme deri në vitin  2040. 
Më shumë se një e treat e frutave dhe perimeve mendohet se shiten me mbështjellëse plastike në Francë dhe zyrtarët e qeverisë besojnë se ligji do të parandalojë në përdorimin e materialeve plastike një përdorimshme  për paketimin e miliardave artikuj çdo vit.  Ligji është pjesë e një program shumëvjeçar të shpalosur nga qeveria e Macronit, si rezulat e të cilit pritet që të reduktohet ndjeshmëm përdorimi i materialeve plastike në shumë industry. Nga 2021 në vend u ndalua përdorimi i pipave dhe gotave plastike apo edhe kutive prej polysteroni që përdoreshin për të marrë ushqime të gatshme nga restorantet.