RTSH 24 Live

Kronika

Falsifikonte teste të Covid-19, arrestohet pronarja e një agjencie udhëtimi në Durrës

06/01/2022

Falsifikonte teste të Covid-19, arrestohet pronarja e një agjencie udhëtimi në Durrës

Shtetasja A. R., 56 vjeçe, banuese në Durrës, pronare e një agjencie udhëtimi është vënë në pranga të policisë pasi falsifikonte testet e Covid-19, në emër të një klinike në Tiranë. 

Gjithashtu, në kuadër të operacionit, në bashkëpunim edhe me Policinë Kufitare në Portin e Durrësit, u kapën dhe u proceduan penalisht dy shtetas, të cilët tentuan të kalonin kufirin për në Itali, me teste të falsifikuara nga pronarja e agjencisë së udhëtimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.