RTSH 24 Live

Bota

Deputeti rus kundër Putin: Tërhiqi trupat nga Ukraina, e pamë që aty nuk mund të arrihet sukses përmes luftës

27/05/2022

Deputeti rus kundër Putin: Tërhiqi trupat nga Ukraina, e pamë që aty nuk mund të arrihet sukses përmes luftës

Deputeti rus i ka bërë thirrje presidentit Vladimir Putinit që të ndalojë veprimet ushtarake, të sjellë trupat e tij në shtëpi dhe t'i japë fund luftës në Ukrainë. Leonid Vasyukevich, 69 vjeç, tha se ‘operacionin special’ në Ukrainë u pa qartë që nuk mund të ketë sukses në rrugë ushtarake pasi ka tre muaj që po vriten shumë ushtarë rus. Ai kërkoi tërheqjen e trupa në mënyrë të menjëhershme nga Ukraina.

“Ne po mbështesim masat për të mbështetur familjet e ushtarakëve të vrarë gjatë operacionit ushtarak special. Ne e kuptojmë se nëse vendi ynë nuk ndalon operacionin special ushtarak, do të ketë edhe më shumë jetimë. Të rinjtë vdesin dhe gjymtohen gjatë operacionit, edhe pse ata mund të kishin përfituar vendin tonë. Kanë kaluar tre muaj nga fillimi i luftës dhe është e qartësisht e pamundur të arrihet suksesi me rrugë ushtarake. Nëse Putini vazhdon luftën e tij, kjo do të çojë në mënyrë të pashmangshme në një rritje të numrit të ushtarëve të vrarë dhe të plagosur. Ne kërkojmë tërheqjen e menjëhershme të trupave ruse nga Ukraina”, tha deputeti.

Mbështetësit e Putinit e cilësuan atë si ‘tradhtar’ dhe ai tashmë ai do të përballet me veprime ligjore për 'çnderimin' e ushtrisë ruse. Këto reagime erdhën pasi Rusia shkarkoi mbi 150 ushtarë rusë nga Forcat e saj pasi ata refuzuan që të luftonin në Ukrainë. / Daily Mail

/rtsh.al/