RTSH 24 Live

Europa

Covid -19, rekord infektimesh në Itali

24/12/2021

Covid -19, rekord infektimesh në Itali

Italia raportoi në 24 orët e fundit 44.595 infektime me COVID-19, shifër kjo e cila paraqet numrin më të lartë të infeksioneve ditore që nga shpërthimi i pandemisë.  Agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi se rekordi i mëparshëm i infeksioneve ditore u regjistrua më 13 nëntor të vitit 2020, kur u raportuan 40.902 raste. Me shifrat e fundit, Ministria italiane e Shëndetësisë njofton se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka tejkaluar 5,51 milionë. Ndërkohë në këtë 24 orësh168 persona humbën jetën nga virusi, duke e çuar në mbi 136 mijë numrin e përgjithshëm të vdekjeve. Italia deri më tani ka administruar 107,4 milionë doza të vaksinës COVID-19, me 46,1 milionë persona të vaksinuar plotësisht dhe mbi 16,3 milionë persona të vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Që nga dhjetori i vitit 2019, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, pandemia COVID-19 në mbarë botën ka marrë jetën e mbi 5,38 milionë personave, ndërkohë deri më tani janë raportuar mbi 278 milionë raste